Opinioni juaj na ndihmon të përmirësojmë shërbimet tona

OPINIONI I STUDENTËVE TANË NË VITE

Alban Selaj

CCNA

“Akademia "School of Informatics" është një qendër e mrekullueshme. Kam nisur me pak njohuri për rrjetet, por falë profesoreve kam marrë shumë informacione, edhe pse nuk isha i profilit të informatikës. Ishte një sfidë që e pranova me kënaqësi. Përkushtimi i profesorit për ta shpjeguar sa më qartë dhe më mirë ka bërë që të arrij të kapërcej shumë vështirësi që kam pasur.

Almedo Gjurgji

CCNA

“Eksperienca ime ne School of Informatics eshte nje nga me pozitivet qe mbaj mend. Akademi e drejtuar nga njerez te shkelqyer si ne aspektin profesional ashtu dhe ne ate human. Aty kam ndjekur kursin e IT Essentials e po ashtu dhe te katert modulet e CCNA. Njohurite e fituara jane vertet te shumta, mjafton deshira per te studiuar. Nga profesori supporti eshte maksimal per cdo gje te paqarte qe mund te dale rruges, megjithese materialet online ne anglisht jane mese te kuptueshme. Sinqerisht do ia keshilloja cdo te apasionuari pas fushes se IT-se, qe ti drejtohej kesaj akademie per certifikime nga me te kerkuara ne tregun e punes.

Elis Gjana

CCNA

“Ne Cisco Network Academy per here te pare kuptova cfare do te thote te shfrytezosh maksimalisht deshiren dhe pasionin per te arritur rezultate te shkelqyera ne fushen e networkut dhe jo vetem. Fale profesionalizmit dhe perkushtimit te pedagogut, cdo leksion kuptohej si nga ana logjike ashtu edhe praktike. Fale ketij trajnimi aktualisht jam i punesuar ne kete fushe dhe jam shume i kenaqur per rezultatin. Ju jam shume mirenjohes Cisco Network Academy dhe do ua sugjeroja te gjitheve.

Albert Dumi

CCNA

“ Nuk mund ta kisha imagjinuar se sa shume mund te mesoja nga kjo shkolle. Super program me staf te specializuar.


Albina Seitaj

CCNA

“Niveli i CCNA qe kam ndjekur te pasuron dijet nga ana teorike por me teper nga ana praktike persa i perket networkut dhe pajisjeve qe e mundesojne ate. Cisco te ofron nje nivel te larte mesimdhenjeje fale literatures te gjere dhe te kuptueshme qe ka. Shpjegimet e profesorit dhe testimet perforcojne me teper njohurite e marra ne kete trajnim. Mund tju them se vendimi dhe sakrifica per ta ndjekur kete trajnim eshte nder zgjedhjet me te mira qe mund te besh.

Francesko Jashari

CCNA

“Kam studiuar në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës për Teknologji Informacioni dhe aktualisht vazhdoj studimet në M.S-Shkenca Kompjuterike përsëri në këtë Universitet. Vendosa të ndjek trajnimin e CCNA në Cisco Academy dhe pas përfundimit të këtij trajnimi jam plotësisht i kënaqur me rezultatet e arritura. Literatura është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme. Prof. Niko Tahiraj që na ka dhënë mësim në Cisco Academy na e ka bërë shumë më të lehtë e më të kuptueshme anën teorike dhe atë praktike! Ishte një eksperiencë që nuk do të harrohet kurrë. Do t'jua sugjeroja të gjithëve të bëheshin pjesë e kësaj akademie, pasi këtu do të keni mundësinë të trajnoheni profesionalisht si dhe të praktikoheni në kohë reale me paisjet kompjuterike që ndodhen në këtë akademi. ”

Nilson Ibraj

CCNA R&S

“Pershtypjet mbi trajnimin e CNNA Routing&Switching jane shume pozitive.Kam ngelur i kenaqur me kushtet qe na jane ofruar nga ana teknike si kompjuter personal gjate ores se mesimit,paisje te ndryshme te rrjetit si rutera dhe switche dhe mjete dhe paisje te tjera.Aftesite akademike te trajnueseve kane qene ne lartesine e duhur dhe kane trajtuar me shume profesionalizem kurrikulen e trajnimit.Nje element i rendesishem ka qene edhe ana praktike ku i eshte kushtuar nje vemendje e rendesishme,si me programe simulative ne kompjuter edhe ne laborator gjithashtu ku jemi njohur,ne menyre te drejtperdrejte me gjithe elementet perberes te nje rrjeti..Pozitive ka qene edhe kurrikula ,e cila ka qene e strukturuar dhe lehtesisht e kupetueshme.”

Donada Bicaku

IT Essentials.

“Hmmmm mendimi im per Cisco Academy, c'te them tjeter vecse nje eksperience fantastike. Kur zgjodha te vazhdoj IT Essentials mendova se po e bej thjesht per te kaluar kohen dhe per te marre nje certifikate ne fund, por koha tregoi se mesova shume gjera te reja ne fakt, shume gjera qe tani mund te them me siguri qe i di vertete (e keni parasysh se IT-te kane qejf te mburren per cfare dine). A ia vlejti? Padyshim po. A u kenaqa? As qe diskutohet. A mesova dhe nga IT te tjere qe po ndiqnin te njejtin nivel? Epo si mendoni ju? Mund te them me krenari qe isha pjese e Cisco Academy (dhe te njejten gje mund te thote laptopi im qe shpetoi gjalle pas nje hapjeje dhe pastrimi te mire . Faleminderit Cisco . ”

Rildi Duka

CCNA

“CCNA nje eksperience shume e bukur per mua. Literatura eshte shume e thjeshte dhe e kuptueshme. Alternimi i teorise, praktikes dhe mesimdhenies te ben qe te kuptosh cdo gje. Te gjithe qe kane deshire te kene nje karriere ne networking duhet te ndjekin CCNA.”

Fatjona Hysa

IT Essentials

“Sapo jam çertifikuar në CISCO:IT ESSENTIALS dhe them me bindje që kjo çertifikatë nuk është thjesht një copë karton në sirtar.Kurrikulumi i detajuar,mësimdhënja e duhur,praktikat e shumta e bëjnë këtë trajnim jo vetëm lehtësisht të kuptueshëm,por edhe mjaft interesant për ta ndjekur.Kam përfituar shumë aftësi teknike,duke hedhur një hap të sigurt në fushën e madhe të IT-së.Mbi të gjitha zotëroj një çertifikatë,që ia dëshmon gjithë botës një gjë të tillë.Do ua rekomandoja të gjithë të interesuarve në IT.”

Sokol Damani

CCNA

“CCNA eshte nje eksperience qe ia ka vlejtur ne cdo moment. Per nje student te fushes se IT CCNA eshte zgjedhja e duhur per te hedhur hapat e para ne fushen e network-ut. Literatura eshte lehtesisht e kuptueshme, pajisjet jane bashkohore dhe instruktoret jane gati te te ndihmojne ne cdo cast. Nuk mund te them tjeter vecse fjalet me te mira per CCNA dhe Cisco Network Academy ketu ne Tirane.“

Zef Ndoci

IT Essentials

“Ashtu sic edhe ju e dini, IT dhe rrjetet informatike ne te gjithe boten jane perhapur me nje shpejtesi shume te madhe,Kur degjova per Cisco Certifications menjeher desha te kem nje certifikate te tyre shikova qe ajo kishte ardhur edhe Shqiperi Nga nje profersor Shqipetar qe jetonte ne Itali Niko Tahiraj...Per mua Cisco IT ka qene nje certifikate qe me ka hapur shume rruge te reja per te punuar,si dhe me ka dhene kualifikim te metejshem ne njohurite e mija.Mendoj se ne ditet e sotme certifikimet e Ciscos jane nder cetifikimet me me vlere ne bote..ua rekomandoj te gjitheve qe ta ndjekni nje trajnim te tille sepse do tju mesoje shume gjera te reja si dhe do jete nje dritare e re ne jeten tuaj ...”

Klodian Ahmatiij

IT Essentials

“Bashkpunimi im me Cisco Network Academy, rezultati teper frytedhenes. Kjo per vete faktin se kjo Academy praktikon metoda standarte dhe bashkohore. Sirrjedhoje e tyre studentete paraqiten produktive dhe me nje kualifikim te denje dhe teper konkurues ne treg dhe me tej. Personalish e vlersoj kete si nje pervoje avantazhiste prej se ciles mund te them se pata perfitim te kendeshem nga ana akademike. Nje urim shkon dhe per stafin e akademis ne Tirane dhe i uroj nje vite te mbare per sezonin e ri, gjithashtu dhe studenteve te rinj.”

Ing Eraldi Haxholli

IT Ess & Linux

“...ishte nje trajnim i realizuar mesemiri me dha njohuri teorike, me permiresoi ne praktike dhe mbi te gjitha me hapi shume dyer te tjera lidhur me punesimin por edhe petagogjine falenderoj docentin e palodhur z Niko dhe do vazhdoj te eci ne rugen e cisco duke zhvilluar trajnimin linux. ”

Hasah Alicanaj

IT ESSENTIALS

“Jam nje student qe kam ndjekur Cisco Networking Academy , Programi IT Technician. . Metodika studimit ndryshonte nga ajo e shkolles ku studjoj aktualisht (inxhinieri Telekomunikacioni) Teoria ishte e bollshme por asnjeher e lodhshme dhe e merzitshme kjo fale shpjegimit qe behej nga profesori . Teoria e nderthurur ngushte me praktiken ishte mjaft efikase fale aksesit te gjere qe kishte cdo student ne pajisjet hardware dhe software , cka e bente shume te thjeshte qe te pervetesoja dhe te mesoja sa me shume. Pas cdo mesimi rritej deshira per te ditur me shume . Dhe pas cdo mesimi ndihesha me i afte dhe me me shume vetbesim ne fushen teknologjike . Mund te kontrolloja nje kompjuter e te dalloja problemin e mundshem dhe te kerkoja gjithmon zgjidhjen me te shpejte dhe efikase te mundshme. ky trajnim nuk me sherbeu vetem per te qene me i afte ne rrjetet kompjuterike por edhe per sigurine time ne pune dhe te kolegeve. Gjithashtu , me ndihmoi te qartesoja idete e mia dhe te profilizohesha ne nje nga deget me prestigjoze te fushes se IT , rrjetet kompjuterike. I jam shume mirenjohes Profesorve qe me dhane mundesine te isha pjese e akademise se Cisco-s dhe per pekushtimin qe kishin ndaj meje dhe studenteve te tjere qe te dilnim sa me te pergatitur nga ky nivel IT . Sinqerisht ,studenti juaj : Hasan Alicanaj ”

Xhulio Mamoci

CCNA

“CCNA e Cisco Networking Academy, deri tani ka qene nje eksperience shume frytdhenese per mua. Ajo qe me ka impresionuar me shume ka qene literatura shume e thjeshte dhe e kuptueshme e leksioneve dhe mesimdhenia e shkelqyer, prandaj mendoj se te gjithe qe kane deshire te kene nje karriere ne network duhet te ndjeke keto trajnime.”

Na dergoni opinionet tuaja!